Kronikë e zezë

Aksidentohen dy makina tek ‘21 dhjetori’, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Aksidentohen dy makina tek ‘21 dhjetori’, ndërron jetë
Foto Ilustruese

Dy makina janë përplasur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, tek 21 dhjetori në Tiranë. Si pasojë ka humbur drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.