Kronikë e zezë

Aksidentohet për vdekje 30-vjeçarja pranë “City Park”

Aksidentohet për vdekje 30-vjeçarja pranë “City
Foto nga vendngjarja

Një aksident me makinë i ka marrë jetën një 30-vjeçare në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë City Park.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa viktima është e reja me inicialet E.D.

Sipas policisë drejtuesja e mjetit fillimisht ka humbur kontrollin, më pas ka dalë nga rrugë. Ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.