Kronikë e zezë

Akuzohet se ka vrarë vajzën para 8 vitesh, zbardhet dëshmia e babait: Ajo është gjallë, e kam mohuar si fëmijën tim!

Akuzohet se ka vrarë vajzën para 8 vitesh, zbardhet dëshmia e

Faik Buci, 66 vjeç, baba i Eglantina Bucit i cili akuzohet se ka vrarë vajzën e tij në vitin 2012 dhe e ka groposur bashkë me djalin në Malin me Gropa mohon të ketë lidhje me ngjarjen dhe thotë se trupi i gjetur nuk është i vajzës së saj.

Hetimet sipas mediave kanë zbuluar se babë e bir pasi vranë 23 vjeçaren e groposën për të mos lënë gjurmë. Por para togave të zeza, babai mohon çdo përfshirje në vrasje. Bie në sy mënyra se si ai flet për vajzën e tij:

‘Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras’.

Akuzohet se ka vrarë vajzën para 8 vitesh, zbardhet dëshmia e
Faik Buci

Burime nga policia kanë treguar se disa javë para vrasjes së Eglantinës, babai Faik Buci kishte tentuar të vrasë vajzën në zonën e Shkollës së Bashkuar, ku e ka ndjekur me pistoletë por vajza e ka parë dhe është fshehur.

Konflikti familjar ka nisur pasi babai me djalin e tij dhe motrën e Eglantinës kundërshtonin lidhjen e saj me një djalë. Eglantina ishte larguar nga shtëpia dhe nuk fliste me ta.

Dyshohet se djali Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës ka qenë ai që e ka qëlluar për vdekje, ndërsa babai ka qenë organizatori.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik.