Kronikë e zezë

Ambulanca përplaset me makinën në Rinas, humb jetën pacientja dhe plagosen 3 persona

Ambulanca përplaset me makinën në Rinas, humb jetën

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshmë në rrugën e “Rinasit”, në të cilin janë përfshirë 2 automjete: ambulanca e spitalit të Krujës dhe një civile.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pacientja që ndodhej në ambulancë 42 vjeçarja, Anila Berdaku.

Sakaq, Arjan Balloku , 30 vjeç (infermieri i ambulancës),Marsida Berdaku, 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë dhe Yrmelind Gashi, 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër

Tiranapost.al