Kronikë e zezë

Ambulanca përplaset me makinën në Sarandë: Në gjendje të rëndë infermierja, sillet me helikopter në Tiranë

Ambulanca përplaset me makinën në Sarandë: Në gjendje

Një ambulancë u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:21 në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, ku një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues 54-vjeçarin me iniciale A.K.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur infermierja e ambulancës, 57-vjeçarja Adelina Rizvani. Kjo e fundit ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Po ashtu nga aksidenti mbeti i plagosur dhe drejtuesi i makinës tip "BMW" 24-vjeçari me iniciale K.K.

Pas përplasjes, mjeti me targa angleze ka përfunduar brenda një lokali, ndërsa drejtuesi ka mbetur i lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.