Kronikë e zezë

Arrestohen autorët e dyshuar të ekzekutimit të 46-vjeçarit në Shkodër

Arrestohen autorët e dyshuar të ekzekutimit të 46-vjeçarit

Disa orë pas ekzekutimit të 46-vjeçarit Ridvan Ramazanit në Shkodër, janë arrestuar 3 persona.

Sipas policisë një prej tyre dyshohet të jetë autori i krimit ndërkohë që dy persona të tjerë janë arrestuar për mos kallëzim krimi. Forcat e policisë, Renea dhe FNSH vijojnë kërkimet për arrestimin e dy aurove të tjerë të shpallur në kërkim.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 30 gëzhoja automatiku, ndërkohë është bërë sekuestrimi i një pistolete me dy krehër me fishekë brenda.

Më herët policia deklaroi se gjithçka kishte nisur pas një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa orë para vrasjes.

46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMË” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me automatik dhe pasi kanë ekzekutuar Hysenin janë larguar me motoçikletë. Ridvan Ramazani njihej si biznesmen në fushën e turizmit.