Kronikë e zezë

Arrestohen dy vëllezërit që vranë taksistin në Fushë-Prezë. Njëri prej tyre ka qenë i dënuar më parë

 

Arrestohen dy vëllezërit që vranë taksistin në
Saimir dhe Arsil Shera

 

Dy vëllezërit Shera, që janë autorët kryesorë të dyshuar për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla, përfunduan në pranga. Të arrestuarit janë Saimir dhe Arsil Shera, 32 dhe 20 vjeç, ku sipas mediave janë të afërm të 71-vjeçarit që u gjet i pajetë në anë të rrugës në Fushë-Prezë, pasi ishte qëlluar 7 herë.

Shkaku i ngjarjes së 3 gushtit ishte një mister deri ditën e djeshme, kur pas hetimeve u zbulua se ekzekutimi ndodhi pas një konflikti në fis.

 

Arrestohen dy vëllezërit që vranë taksistin në
Viktima Abdulla Budlla

 

Mjeti "Volkswagen" të cilin përdorën autorët për vrasjen e taksistit është gjetur dhe është sekuestruar nga ana e uniformave blu. Policia njofton se vëllai i madh, Saimir Shera është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestohen dy vëllezërit që vranë taksistin në

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe një vajze u ekzekutua jashtë makinës së tij, ndërsa autorët qëlluan nga automjeti. Autorët u kujdesën për të fshihnin gjurmët në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.

Arrestohen dy vëllezërit që vranë taksistin në

Abdulla Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penal e që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor.

*Foto e dy vëllezërve e publikuar nga mediat

Lexo më shumë: