Kronikë e zezë

Arrestohet 26-vjeçari që qëlloi me armë në resortin e pishinave në Tiranë

Arrestohet 26-vjeçari që qëlloi me armë në resortin e

Një 26-vjeçar u arrestua nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi qëlluan me armë zjarri në parkingun e një resorti pishinash, në Mullet.

A. Ç., 26 vjeç u arrestua, ndërsa shoku i tij E.S. është në kërkim.

“Në vijim të veprimeve të para procedurale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk duhen arsyet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që të mësohet më shumë nga marrja në pyetje e të riut.