Arrestohet 56-vjeçari, përdhunoi të renë e sëmurë. Ajo rezulton 8-muajshe shtatzënë

E Hënë 27 Korrik 2020, 13:24
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Lushnja, ku një 56-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një 33-vjeçare, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas policisë 33-vjeçarja nga ekzaminimet e kryera ka rezultuar 8-muajshe shtatzënë.
Policia njofton se 56-vjeçari me iniciale E. B., është dërguar në ambientet e komisariatit për veprimet e mëtejshme hetimore.
Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.