Kronikë e zezë

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro.

Policia e Himarës bën me dije se ka vënë në pranga Kliti Lekën, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet arrestimi i tij është bërë në zonën e njohur si “Livadhet” në Himarë.

Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Njoftimi i policisë:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Niko Goro, biznesmeni nga Himara u qëllua për vdekje me 5 plumba mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 të mëngjesit ndërkohë që shëtiste me djalin e tij.