Kronikë e zezë

Arrestohet 36-vjeçarja Elona për vrasjen e bashkëshortëve Pasho në Itali: Deklarata e fqinjëve dhe dyshimet e policisë

Arrestohet 36-vjeçarja Elona për vrasjen e bashkëshortëve

Elona Kaleshi, ish-e dashura e djalit të bashkëshortëve shqiptarë që u gjetën të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho, u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia italiane. 36-vjeçarja, nga qyteti i Durrësit, dyshohet sipas autoriteteve se nuk veproi e vetme.

Nga ana tjetër, e reja nuk është një person i panjohur për drejtësinë italiane pasi ka një të shkuar penale për drogë. Para prokurores Ornella Galeotti, ajo përfitoi nga e drejta për të mos dhënë përgjigje. Fqinjët e saj, kanë deklaruar pranë autoriteteve se e kanë parë atë të dilte nga shtëpia e marrë me qira për disa ditë nga bashkëshortët Pasho, me disa valixhe të lara në gjak.

Arrestohet 36-vjeçarja Elona për vrasjen e bashkëshortëve

Historia nis me djalin e çiftit Taulantit, një trafikant droge tani i ndaluar në Zvicër me një mbiemër tjetër, Çela. Mediat italiane shkruajnë se ende nuk dihet se kush e ndihmoi Elonën në kryerjen e vrasjes dhe një fshehjen e trupave. Ajo akuzohet për vrasjen, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të Shpetim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej nëntorit të vitit 2015.

Arrestohet 36-vjeçarja Elona për vrasjen e bashkëshortëve

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për një shumë parash prej 40-50 mijë euro që ishin në pronësi të Taulant Pashos, që e mbanin prindërit.

Ka qenë një nga vajzat e çiftit që ka hedhur dyshimet mbi 36-vjeçaren, e cila dyshohet se ishte e fundit që pati kontakt me prindërit e saj.

Arrestohet 36-vjeçarja Elona për vrasjen e bashkëshortëve

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence në vitin 2015 ku paraprakisht dyshohet se bashkëshortët janë vrarë dhe më pas trupi i tyre është copëtuar dhe futur nëpër valixhe. Eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Arrestohet 36-vjeçarja Elona për vrasjen e bashkëshortëve