Kronikë e zezë

Arrestohet një nga autorët që dyshohet se vrau efektivin 26-vjeçar!

Arrestohet një nga autorët që dyshohet se vrau efektivin

Dy javë pas vrasjes së efektivit të FNSH-së Shkodër, Xhulio Prela, policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, ndërsa është në kërkim të një personi tjetër.

Sipas njoftimit zyrtar, pasditen e djeshme u arrestua Nikoll Sherniku, i cili u dërgua në burg pasi Gjykata e Lezhës kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Arrestohet një nga autorët që dyshohet se vrau efektivin
Autori i dyshuar Nikoll Sherniku

Gjithashtu është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe një person tjetër me iniciale B.M. i dyshuar si bashkautor në vrasjen e 26-vjeçarit në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Gajushit, më 5 dhjetor.

Arrestohet një nga autorët që dyshohet se vrau efektivin

Sipas policisë dyshohet se, këta dy persona kanë qëlluar me armë zjarri efektivin, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit si dhe vijon kontrollin për gjetjen e armës së krimit.