Kronikë e zezë

Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit, humb jetën 30-vjeçari

Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit, humb jetën
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit.

A.B 30 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit teksa drejtonte automjetin e tij tip “Golf”. Makina është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:07 pas mesnate në lagjen 15 të Durrësit.