Babë e bir u goditën me thikë nga fqinji, ndërron jetë i moshuari në spital
E Enjte 21 Korrik 2022, 09:48
TiranaPost
Ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit i moshuari 77-vjeçar Haxhi Balla. Ndërsa djali i tij 53 vjeç Aleks Balla ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Atë e bir u goditën me thikë nga fqinji i tyre 38 vjeç Armando Boriçi.
Shkak është bërë tymi që ka shkuar në dritaren e Boriçit, nga zjarri i ndezur prej Haxhi dhe Aleks Ballës.
Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur dje në fshatin Qënas.