Kronikë e zezë

Bënte krushqi mes të rinjve dhe i çonte për të luftuar me ISIS, kush është nëna e tre fëmijëve që u arrestua në Tiranë

Bënte krushqi mes të rinjve dhe i çonte për të

Një 43-vjeçare, e cila ishte dënuar për terrorizëm dhe kërkohet nga Italia, u arrestua dje në Tiranë

E arrestuara është Lubjana Gjeçajn, nënë e tre fëmijëve, ndërs a pritet që të ekstradohet në Itali pasi është dënuar me 3 vjet burg, për ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shtetin Islamik. Ishte një krushqi e lidhur me familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi në 2014-n, zbuloi celulën terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in.

Bënte krushqi mes të rinjve dhe i çonte për të
I arrestuari Baki Çoku

Pas 8 muajve hetime, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga, 4 italianë,1 kanadez dhe 5 shqiptarë. Përveç Lubjana Gjeçajt, pjesë e grupit ishte dhe Dritan Gjeçaj bashkëshorti i 43-vjeçare, Baki Çoku, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.(Lexo këtu historinë e plotë)

Pjesë e këtij grupi ishte Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj, e arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë.