Kronikë e zezë

Bie në dorë të medias dëshmia e të dashurës së Hekuran Billës

Bie në dorë të medias dëshmia e të dashurës

Edhe pse një sekret hetimor, edhe ky si shumë të tjerë nuk është ruajtur. Shumë media informative sot kanë përcjellë detaje nga dëshmia e vajzës, A.L., që ka tërhequr gjithë vëmendjen me lidhjen e saj me Hekuran Billën. Çfarë roli ka patur më të vërtetë ajo, nuk e di me siguri askush, në dëshminë e saj të bërë publike thotë:

"Me Sebastiano Malin kam miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën". 

Ndërsa sipas Report TV, ajo ka dëshmuar se është paguar nga Viktor Marku, si dhe ka treguar s’e e dinte që ishin në hasmëri, por jo që të kishin një plan për ta vrarë.

Bie në dorë të medias dëshmia e të dashurës

TV Klan rapoton se, ajo e ka telefonuar Billën mbrëmjen e 11 qershorit dhe kanë lënë takim tek Komuna e Parisit. Hekuran Billa ishte në Durrës atë ditë dhe pas kësaj telefonate ka shkuar te vendi ku edhe u ekzekutua. 

Për këtë vrasje është arrestuar Viktor Marku, që mendohet si personi që qëlloi mbi Hekuran Billën, dhe nipi i tij Sebastian Mali, i cili ka vëzhguar lëvizjet e 40-vjeçarit. Grupi hetimor thotë se ka në kërkim edhe një person tjetër, i cili mendohet se ka qenë shoferi në makinën që u përdor për ekzekutimin e Billës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2006 Hekuran Billa ka vrarë në Angli Prel Markun, vëllain e Viktor Markut.