Kronikë e zezë

Bie nga shkallët/ Ndërron jetë një 55-vjeçar në Librazhd

Bie nga shkallët/ Ndërron jetë një 55-vjeçar në

Një 55-vjeçar në qytetin e Librazhdit ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi është rrëzuar në shkallët e banesës së tij. Shtetasi që ka ndërruar jetë është Besim Gjura dhe dëshmimtarët e ngjarjes shprehjen se rënia ka ndodhur kur ai ishte duke zbritur prej shkallëve të shtëpisë së tij.

Gjura u nis me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Policia po investigon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Tiranapost.al