Kronikë e zezë

Bie nga skela, humb jetën 28-vjeçari në Fushë Krujë

Bie nga skela, humb jetën 28-vjeçari në Fushë Krujë
Foto ilustruese

28-vjeçari me iniciale E.G është rrëzuar nga skela teksa punonte. Ai ka rënë aksidentalisht dhe si pasojë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë: në familjen e L.K, ku viktima E.G po punonte, po kryheshin restaurime pa leje. Si pasojë është arrestuar L.K dhe është në kërkim administratori i firmës së kontraktuar nga L.K, R.H.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje. Akuza që rëndon mbi ta është “Ndërtim pa leje”.