Kronikë e zezë

Biznesmeni gjendet i pajetë në vilën e tij në Tiranë, dyshohet për vetëvrasje

Biznesmeni gjendet i pajetë në vilën e tij në Tiranë,

Një biznesmen gjendet i pajetë brenda vilës së tij në një kompleks, që ndodhet në periferi të Tiranës.

Viktima sipas raportimeve është Eugert Lazaj, pronar i një resorti në aksin Tiranë-Durrës, Maminas.

Pranë trupit të pajetë të viktimës policia gjeti edhe një armë zjarri.

Sipas dyshimeve të para mund të jetë vetëvrasje, në kushtet e depresionit të biznesmenit, ndërsa grupi hetimor vazhdon zbardhjen e rrethanave.