Biznesmeni i ndërtimit i shpëton një atentati

E Premte 19 Qershor 2020, 21:52
TiranaPost
Biznesmeni i ndërtimit, Gëzim Balla, dyshohet se ishte shënjestra e një atentati në tentativë, që u regjistrua pasditen e sotme në Bulqizë, në orën 18.00.
Mediat raportojnë se, biznesmen i njohur në zonë është qëlluar teksa ka qenë në lëvizje me makinë nga dy persona me iniciale F.SH dhe A.T.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja dhe nuk ka persona të plagosur. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me tenderin e një rrugë në këtë zonë.
Po ashtu një tjetër pistë që po hetohet është edhe biznesi që Balla ka në një nga galeritë e Bulqizës.
Policia dhe grupi i hetimit sapo kanë marrë njoftim kanë shkuar në vendin, ku u regjistruan të shtënat.