Burri që tentoi të vetëdigjej para Kryeministrisë është taksist, por i është hequr patenta

E Shtunë 18 Korrik 2020, 16:47
TiranaPost
Një 39-vjecar tentoi t`i jepte fund jetës para derës së Kryeministrisë. Ai mbante në dorë një shishe benzine me të cilën do t`i vinte flakën vetes.
News 24 raporton se zotëria është taksist dhe i është hequr leja e drejtimit.
Gjendja e rënduar psikologjike e ka detyruar të tentojë drejt aktit që mund të ishte fatal. Forcat Shqiponja ndërhynë në vendngjarje.