Kronikë e zezë

Dalin detajet dhe dyshimet e para për 37-vjeçarin që u gjet i pajetë në shtëpi

Dalin detajet dhe dyshimet e para për 37-vjeçarin që u gjet i

Sipas njoftimit paraprak, Policia e Tiranës sqaron se trupi i 37-vjeçarit të pajetë i përket shtetasit Eugen Lazri.

Ai u gjet me një plumb në trup, në banesën e tij në Farkë. Dyshimet e para janë për një vetëvrasje por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Këto dy ditët e fundit ka pasur disa ngjarje të kronikës së zezë. Dje u vra një 23-vjeçar në Elbasan. Sot një 37-vjeçar po në Elbasan. Një tjetër vrasje ndodhi pas një konfikti në Xhafzotaj të Durrësit.