Kronikë e zezë

Detaje nga ekzekutimi i Anton Kelit në Rrëshen, policia shoqëron në komisariat disa persona

Detaje nga ekzekutimi i Anton Kelit në Rrëshen, policia shoqëron

Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi i Anton Kelit në Rreshen, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.

Pas vrasjes së 51-vjeçarit pasditen e së martës në Rrëshen janë marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por pavarësisht shoqërimeve të shumta, deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar dhe asnjë të dhënë konkrete rreth autorëve të vrasjes.

Detaje nga ekzekutimi i Anton Kelit në Rrëshen, policia shoqëron

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se 51-vjeçari ka parkuar makinën në pallatin ku banonte dhe është qëlluar me breshëri automatiku sapo ka dalë nga mjeti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja, ndërkohë që rezulton se 3 prej plumbave e kanë kapur.

I plagosur Anton Keli ka mundur të përshkojë rreth 100 metra tek një market dhe ka kërkuar ndihmë, por pavarësisht ndihmës nuk ka mundur të mbijetojë. Nga kamerat e sigurisë të cilat janë sekuestruar shihet vetëm mkomenti kur ai ka lëvizur pas plagosjes për të kërkuar ndihmë dhe momenti i ekzekutimit nuk është fiksuar.

Anton Keli nuk rezulton të ketë precedentë penalë të mëparshëme, ndërkohë që pista e hetimit është larja e hesapeve apo hakmarrja, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i momentit.

51-vjeçari u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar rreth orës 17:40 të së martës në qytetin e Rrëshenit. Fillimisht mbeti i plagosur por më pas ndërroi jetë në spital.

Anton Keli është i afërm i Tonin Gjinit, i njohur edhe me emrin Armando Gjini, i cili u ekzekutua më 12 Gusht 2019 në qytetin e Rrëshenit. Ngjarja ndodhi në mes të ditës kur Tonin Gjini po priste në makinë bashkëshorten e tij.

Një vit më vonë u tentua të vritet edhe vëllai i Tonin Gjinit. Preng Gjini mbeti i plagosur nga një shpërthim të fuqishëm me tritol që tronditi Tiranën më 15 Shtator 2020. Preng Gjinit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive poshtë makinës.