Kronikë e zezë

U qëllua sapo doli nga shtëpia, detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit në Vlorë

U qëllua sapo doli nga shtëpia, detaje nga atentati ndaj

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas atentatit të një nate më parë ku 27-vjeçari Marjo Ferraj ishte shënjestra që mbeti në tentativë në qytetin e Vlorës.

Kamerat e sigurisë së banesës kanë filmuar ngjarjen dhe 27-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga shtëpia. Nga pamjet e kamerave duket një makinë me dy persona që i janë afruar të riut dhe e qëllojnë, ndërkohë që drejt Ferrajt ka qëlluar pasagjeri.

27-vjeçari i ka parë autorët të cilët kanë qenë me masaka covidi dhe kapele, ndërsa plumbat kanë prekur një makinë.

U qëllua sapo doli nga shtëpia, detaje nga atentati ndaj

Sipas njoftimit të një nate më parë nga policia, shënjestra mësohet se ka qenë i riu dhe ishte pikërisht ky i fundit, i cili ka lajmëruar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Vlorë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani” një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me automjet, dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime as atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje ku ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.