Kronikë e zezë

Detaje nga vetëvrasja e 29-vjeçarit me Covid: Po shërohej, do linte së shpejti spitalin

Detaje nga vetëvrasja e 29-vjeçarit me Covid: Po shërohej, do

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen tragjike ku një pacient 29-vjeçar me Covid në kushte të rënda psikologjike i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, që është kthyer në spital Covid2.

Viktima Xh.K. mësohet se ishte në prag të shërimit dhe i kishin mbetur shumë pak ditë në spital. Ai nuk kishte pasur komplikacione, ndërsa ishte shtruar rreth 7 ditë më parë nga spitali.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi gazetari Erjon Skëndaj për “News24”.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30.