Detaje nga vrasja e 39-vjeçarit tek Kodra e Diellit

E Hënë 31 Tetor 2022, 08:04
TiranaPost
Pak para mesnatës së mbrëmshme, një 39-vjeçar është qëlluar për vdekje me kallashnikov nga një makinë në ecje.
Si ndodhi vrasja?
Rreth orës 23:30, 39-vjeçari ka parkuar makinën e tij, pranë rezidencës në Kodrën e Diellit, ku jetonte prej një viti dhe u drejtua për t`u takua rme tre miqtë e tij. Pikërisht ky ka qenë momenti kur edhe është qëlluar.
Mësohet se viktima me emrin Briken Sanaj, njihej edhe me emrin Anton Gjini. Kjo sipas dëshmive të rojeve të kompleksit.
Disa orë pas vrasjes, në Qafë Kashar u gjet një makinë e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët për ekzekutim.
Policia po heton ngjarjen në disa pista, por ende nuk ka sqaruar dyshimet mbi ngjarjen.