Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë, autori i dyshuar: I kam dhënë tokën, s'më pagoi

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë, autori i dyshuar: I kam

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë ka deklaruar se i kishte shitur tokën biznesmenit.

Sipas dëshmisë së zbardhur nga Report Tv autori i dyshuar Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë ka deklaruar se biznesmeni nuk i kishte dhënë paratë.

Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë, ku dyshohet se Leka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Niko Goros duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e arrestoi më vonë Lekën në zonën e Livadhit në Himarë.

Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Njoftimi shtesë i policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.