Kronikë e zezë

U gjetën në një kanal nga banorët e zonës, detaje nga vrasja e dy vëllezërve në Maliq

U gjetën në një kanal nga banorët e zonës, detaje nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku dy vëllezër janë gjetur të vrarë me armë zjarri.

Sipas policisë Andi Olldashi, 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, ishin me precedentë penalë, ndërkohë Andi Olldashi ka qenë disa herë ne burg për vjedhje.

Tetë vite më parë vëllezërit janë arrestuar nga policia dyshohen se janë autore të shpërthimit të një lokali të biznesmenit Gjergj Leka në Pogradec në vitin 2012.

Dy vëllezërit raportohet se ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 7 dhjetorit dhe kanë qenë familjarët ato të cilët kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e tyre.

Trupat e të rinjve janë hedhur në një kanal dhe më pas janë gjetur nga banorët e zonës.

Ndërkohë banori i cili gjeti trupat e dy vëllezërve në një kanal pranë zonës, Guri Shuli ka deklaruar të rinjtë kishin marrë plagë me armë zjarri.

“Nuk kemi dëgjuar asnjë krismë arme gjatë natës, por ata kishin plagë në trup me armë zjarri. Po kthehesha dhe pashë kanalin të mbuluar, u afrova dhe pashë një krah të zbuluar.

Në fillim pashë vetëm njërin trup dhe njoftova policinë dhe kur ata nisën kërkimet gjetën edhe trupin tjetër”, është shprehur Guri shuli.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.