Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja në Elbasan/ Bashkëjetuesit jetonin në dhoma të ndara

Detaje nga vrasja në Elbasan/ Bashkëjetuesit jetonin në dhoma

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të shtune. Ramis Mici vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, Të dy 37-vjeçarët vinin nga martesa dhe divorce të mëparshme. Nga martesat e mëparshme kishin edhe fëmijë.

Ata jetonin me qira në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Sipas dëshmisë së dhënë për mediat nga qiradhënësja e tyre, çifti prej një viti jetonte aty. Ditët e fundit kishin pasur disa probleme në lidhjen e tyre. E ndjera kishte kërkuar Urdhër Mbrojte dhe e kishte lajmëruar se do ikte nga shtëpia.

Sipas dëshmisë së qiradhënëses, Jetlira do të largohej sot nga shtëpia, pasi prej disa kohësh jetonin në dhoma të ndara.

Siç duket kjo mund të ketë qenë arsyeja pse ka arritur deri në fatalitet sherri i tyre sot.

Trupi i viktimës u gjet i pajetë nga pronarët e shtëpisë.