Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja në Shkodër. Viktima u qëllua nga një makinë në lëvizje

Detaje nga vrasja në Shkodër. Viktima u qëllua nga një

Janë zbardhur detaje nga vrasja që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër. Viktima Naim Bajri, tregtar peshku, u vra teksa pinte kafenë e mëngjesit me punonjësin e tij. Ky i vendit ka mbetur i plagosur.

Një makinë në lëvizje qëlloi 10 herë mbi Bajrin dhe u largua me shpejtësi. Pak minuta më vonë, një mjet i djegur është gjetur në afërsi të Bypass-it të Shkodrës. Dyshohet se është përdorur nga atentatorët.

Ende janë të paqarta shkaqet e vrasjes. Policia po heton në disa pista. Disa vite më parë djali i viktimës së kësaj ngjarje është ekzekutuar. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me vrasjen e djalit të tij Endrit Bajri në 2001-shin.