Kronikë e zezë

Detaje të reja nga zhdukja e Eglantina Bucit, motra e saj thotë se shkaktar ishte babai që shtyu vëllanë ta vriste

Detaje të reja nga zhdukja e Eglantina Bucit, motra e saj thotë se

Një rrëfim i një të penduari në 2017-ën hodhi dritë mbi ngjarjen tragjike të zhdukjes së Eglantina Bucit nga familja e saj, përkatësisht babai dhe vëllai. I dyti akuzohet sot si vrasësi dhe i pari si ideatori.

Sot të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth rastit të rrallë që për vite u deklaruar e zhdukur.

Pas ekzekutimit barbar të Eglantina Bucit nga vëllai i saj, Shkëlzen Buci, ka reaguar motra e së ndjerës, Elona Buci. Përmes një prononcimi jashtë kamerave, për Report Tv, Elona ka akuzuar babanë e saj, Faik Buci se ka shtyrë të vëllanë të kryej krimin. Ajo gjithashtu ka rrëfyer se babai i saj nuk ka qenë dakord as për lidhjen e saj me bashkëshortin me të cilin ajo ka 2 fëmijë.

Një ndër kontaktet e fundit të Eglantinës ka qenë pikërisht Elona, por nuk dihen detaje se çfarë kanë biseduar dy motrat me njëra-tjerën dhe nëse Eglantina i kishte shprehur shqetësimin ose jo që kishte lidhur me situatën e krijuar në familje, pas largimit të saj nga shtëpia dhe bashkëjetesës që nisi me të riun, që u bë shkak për ekzekutimin e saj.

Fqinjët e Elonës gjithashtu në Babrru kanë deklaruar se, si Elona edhe motra e saj Eglantina nuk kanë qenë aspak problematike.

Faik dhe Shkëlzen Bushi u lanë në burg ditën e djeshme nga gjyqtari Lazer Sallaku. Shkëlzen Buci u soll forcërisht në gjykatë pasi kishte refuzuar të marrë pjesë duke qenë se nuk ka pranuar ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës.

Ndërkohë babai u shfaq i qeshur në disa moment gjatë seancës gjyqësore. Të dy e kanë mohuar të jenë të përfshirë në krim, madje babai dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm.

Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator 2012 duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend.

Dëshmitari, i cili mbrohet nga policia, më 2017-ën iu tha hetuesve se kishte qenë ai që kishte shoqëruar me makinë mikun e tij Shkëlzen Buci dhe motrën e tij për tek Mali me Gropa dhe që prej atij momenti Eglantina ishte deklaruar e zhdukur.