Kronikë e zezë

Detajet e atentatit të ndodhur dje në Milot

Detajet e atentatit të ndodhur dje në Milot

Dje rreth orës 21:00, në Milot është qëlluar me breshëri plumbash ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit. Ky i fundit ka vdekur në vend, kurse Brahimi është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Policia ka dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen ditën e sotme.

Sipas hetimeve të deritanishme autorët kanë qenë dy persona dhe me automjetin e tyre kanë pritur në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku banonin Preçi dhe Brahimi. Autorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tyre.

Preçi dhe Ibrahimi ishin duke pirë kafe në një lokal në qendër të Milotit jo shumë larg shtëpive ku jetonin dhe më pas me makinë janë afruar për të hyrë në rrugën e pallatit, por në ato momente kanë dalë dy autorët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës së blinduar të Brahimit.

Një nga autorët me kapele në kokë është afruar dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me një automjet tip “Audi” ku i priste një i tretë, ai që ngiste makinën.

Gjatë natës policia ka shoqëruar në rajon disa persona që dyshohet se kanë informacion mbi ngjarjen.