Kronikë e zezë

Detaje të reja nga atentati në Lezhë/ Efektivi i FNSH po kthehej nga Rinasi, u qëllua nga një automjet tjetër 

Detaje të reja nga atentati në Lezhë/ Efektivi i FNSH po kthehej

Pak orë pas ekzekutimit me armë të efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Xhuljo Prela kanë dalë detaje të reja dhe pamje nga vdengjarja.

Dyshohet se 26-vjeçari ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri, ndërkohë që dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Detaje të reja nga atentati në Lezhë/ Efektivi i FNSH po kthehej

Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, banonte në Rrilë dhe ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.

26-vjeçari ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

Fillimisht policia njoftoi se rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” ndodhej i pajetë 26-vjeçari.