Kronikë e zezë

Detajet e vrasjes në Elbasan/ Viktima është vëllai i Talo Çelës, në kërkim ndërkombëtar për ‘Rinasin’

Detajet e vrasjes në Elbasan/ Viktima është vëllai i Talo

Dyshimet e para për vrasjen e Bujar Çelës janë për hakmarrje. Bujar Çela, 50 vjeç u vra këtë mëngjes me armë zjarri, nga dy persona të armatosur, teksa hynte në lokal për të pirë kafen e mëngjesit. Çela punonte si taksist.

Detajet e vrasjes në Elbasan/ Viktima është vëllai i Talo

Mësohet se Bujari është vëllai i Talo Çelës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e miliona eurove në Rinas. Krimi dyshohet të jetë një mesazh i autorëve ndaj Talo Çelës.

Pak minuta pas ngjarjes është gjetur një makinë totalisht e djegur dhe e shkatërruar në fshatin Murras, që dyshohet se është ajo që përdorën autorët gjatë ekzekutimit.

Forcat policore dhe RENEA ndodhen në vendngjarje.