Kronikë e zezë

Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha

Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida

Është djegur gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha. Automjeti është në pronësi të shtetasit Igli Kani. Makina ndodhej e parkuar në parking, në afërsi të banesës së sekretarit Kani. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes makina ka marrë flakë dhe është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë.

Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida

Nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhet me çështje personale apo profesionale të Kanit.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha aktualisht ndodhet nën arrest pas disa përgjimeve të SPAK dhe akuzave për dhënien e vendimeve të padrejta që kanë liruar nga burgu njerëz të lidhur me botën e krimit.

Lajmi në përditësim...