Kronikë e zezë

Digjet shtëpia në Tiranë, humb jetën e moshuara

Digjet shtëpia në Tiranë, humb jetën e moshuara
Foto Ilustruese

Një shtëpi është djegur në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”. Si pasojë ka humbur jetën e moshuara, 90 vjeçe me inicialet M.B, e cila jetonte vetëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.