Kronikë e zezë

Dy burra i japin fund jetës, një në Durrës dhe një në Patos

Dy burra i japin fund jetës, një në Durrës dhe një

Një 75-vjeçar me inicialet V.N. nga Durrësi është hedhur nga kati i shtati i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Patosi. Edhe atje një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Shtetasi Y.M. është gjetur i pajetë në kasollen e shtëpisë nga familjarët.

Grupet hetimore përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave.