Kronikë e zezë

Dy persona humbin jetën teksa punonin

Dy persona humbin jetën teksa punonin

Dy punëtorë kanë humbur jetën sot në mënyrë tragjike teksa po kryenin punën. Ngjarja e parë ndodhi në Kamëz, ku 35 vjeçari me incialet B.M teksa punonte në një fabrikë prodhimi parafabrikat dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës. Ai u dërgua në spital por për shkak të plagëve të marra, ai nuk mundi të mbijetojë.

Ndërsa rasti tjetër u shënua në Tiranë rreth orës 16:10 në rrugën Kongresi i Manastirit. 56 vjeçari me incialet L.B dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një kantier ndërtimi. Për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte.

Grupet hetimore dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave. Ende nuk ka njoftim nëse administratorët e kompanive përkatëse janë marrë në pyetje lidhur me sigurinë e jetës në ambientet e punës.