Kronikë e zezë

Dy të rinjtë që u aksidentuan po i arratiseshin policisë. Çfarë u gjet në makinën ku po udhëtonte 26-vjeçari që vdiq

Dy të rinjtë që u aksidentuan po i arratiseshin policisë.

Një 26-vjeçar i identifikuar me emrin Gen Deva ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, teksa tentoi t’i arratisej postbllokut të policisë.

Dy të rinjtë që u aksidentuan po i arratiseshin policisë.

I riu ishte duke udhëtuar me një tjetër person, Flogert Vogli, i cili drejtonte makinën, kur oficerët e policisë u bëri posto-bllok që të ndalonin, por u larguan me shpejtësi.

Në tentativën për arratisje, mjeti tip ‘Audi’ u përplas me bordurën anësore të rrugës, incidenti që rezultoi fatal për pasagjerin e mjetit. Drejtuesi i mjetit Flogert Vogli ndodhet në spital.

Dy të rinjtë që u aksidentuan po i arratiseshin policisë.

Ndërkohë nga aksidenti u zbulua se mjeti ishte i vjedhur në Laç, pasi kishte dy targa. Mjeti kishte tjetër targë në pjesën e pasme dhe tjetër në pjesën përpara, ndërsa brenda saj janë gjetur maska dhe doreza.

Dy të rinjtë që u aksidentuan po i arratiseshin policisë.

Dyshohet se mbrëmë viktima dhe i plagosuri kanë qenë në një tentativë grabitje.