Kronikë e zezë

Dy vajzat që i shpëtuan aksidentit fatal, nuk dinë ende asgjë për vdekjen e shoqeve të tyre. Mjekët tregojnë gjendjen e tyre

Dy vajzat që i shpëtuan aksidentit fatal, nuk dinë ende

Dy vajzat që mbijetuan nga aksidenti fatal në tunelin e Elbasanit, Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, tashmë ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore tek Spitali i Traumës.

Ato arritën që të shpëtonin nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e 13 shtatorit, ku humbën jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia.

Denisa Dibra pavarësisht dëmtimeve në kokë, të cilat sipas mjekëve nuk përbëjnë rrezik për jetën, ndodhet në gjendje të stabilizuar. Po ashtu edhe Nervida Garunja, e cila u përmend pak më vonë si pasojë e dëmtimeve të rënda, është jashtë rrezikut për jetën dhe arrin të komunikojë me familjarët e saj.

Por sipas raportimeve dy vajzat nuk mbajnë mend asgjë nga aksidenti tragjik, ndërsa nuk kanë dijeni se motra e njërës prej tyre dhe shoqja kanë ndërruar jetë. Sipas rekomandimit të mjekëve, dy të rejave nuk mund t’u komunikohet lajmi tragjik deri në stabilizimin e plotë të gjendjes së tyre shëndetësore.

Katër vajzat po udhëtonin në tunelin e Elbasanit kur në dalje të tij u goditën nga pas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema, i cili u arrestua, ndërsa rezultoi i dehur pas testit të alkoolit.

Festa e 19-vjetorit e Lusinda Garunjës përfundoi në mënyrë tragjike për të, e cila humbi jetën në ditën e lindjes.