Kronikë e zezë

Dy vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në Fushë-Prezë dhe rrëfejnë arsyen

Dy vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në

Pas arrestimit vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera pranuan para uniformave blu se kanë vrarë 71-vjeçar Abdulla Budlla, i cili u gjet i vrarë më 7 plumba në Fushë Prezë.

Dy vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në

Sipas deklaratës së zbardhur të dy vëllezërve, viktima u ngacmonte nënën dhe motrën.

Dy vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në
SAIMIR DHE ARSIL SHERA

Ata kanë deklaruar janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të, ndërsa kanë pasur edhe një konflikt fizik me të moshuarin pak kohë më parë, ku i kanë kërkuar të hiqte dorë nga kjo sjellje. Sipas tyre, ai kishte vazhduar veprimet e pahijshme dhe kjo i ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.

Dy vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në
VIKTIMA ABDULLA BUDLLA

Mjeti "Volkswagen" të cilin përdorën autorët për vrasjen e taksistit është gjetur dhe është sekuestruar nga ana e uniformave blu. Policia njofton se vëllai i madh, Saimir Shera është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Dy vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit në

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe një vajze u ekzekutua jashtë makinës së tij, ndërsa autorët qëlluan nga automjeti. Autorët u kujdesën për të fshihnin gjurmët në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.

Lexo më shumë: