Kronikë e zezë

Dy vëllezërit u ekzekutuan me plumba në kokë dhe gjoks. Një telefonatë i nxori nga shtëpia

Dy vëllezërit u ekzekutuan me plumba në kokë dhe gjoks.

Detaje të reja mësohet nga vrasja e dy vëllezërve Olldashi, trupat e të cilëve u gjetën dje në Maliq. Nga hetimet e deritanishme mësohet se, dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri në kokë dhe në gjoks, si dhe fakti që janë gjetur gëzhoja në vendngjarje hedhin dyshime se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend ku u gjetën.

Sipas informacioneve, Andrea Olldashi 33 vjeç ka qenë me precedent penal pasi ka qenë i dënuar për vjedhje, ku në 2018-n ka dalë nga burgu, ndërsa Martin Olldashi nuk ka precedent.

Vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë i ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas të njëjtave burime mendohet se vëllezërit janë marrë në një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.

Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër.

Lidhur me këtë ngjarje krahas policisë së Korçës po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.