Kronikë e zezë

Dyshime për atentat në Fier, një i vdekur

Dyshime për atentat në Fier, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Sheq të Fierit dhe paraprakisht dyshohet për atentat.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se ka ndërruar jetë Shkëlzen Kastrati.

Ai ndodhej në makinën e tij Benz, kur një person ende i pa identifikuar i preu rrugën dhe e qëlloi me breshëri plumbash.

“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit”, njofton policia.

Ndërkohë në vitin 2016 vëllai i viktimës, Kelmend Kastrati, mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur në kthesën e Mbrostarit, ngjarje e cila erdhi si pasojë e një historie të gjatë hakmarrjeje mes dy fiseve në Fier.