Kronikë e zezë

E rëndë në Kavajë, gjenden të pajetë katër shtetas rusë në një sauna

E rëndë në Kavajë, gjenden të pajetë katër

Katër shtetas rusë janë gjetur të pajetë në një sauna në një hotel në Qerret të Kavajës.
Sipas njoftimit të Policisë dyshohet se viktimat që i përkasin moshës nga 31-58 vjeç të jenë asfiksuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al