Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë, 37-vjeçarja ekzekutohet nga kunati me armë zjarri , autori më pas kryen vetëvrasje

E rëndë në Tiranë, 37-vjeçarja ekzekutohet nga kunati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit.

Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarrin kunatën 37-vjeçare dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten. Polica thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes