Kronikë e zezë

E rëndë/ Një i moshuar dhe tre të rinj abuzojnë seksualisht me 15 vjeçaren në Kamëz

E rëndë/ Një i moshuar dhe tre të rinj abuzojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Babrru të Kamzës. Katër persona, mes të cilëve një i moshuar dhe dy minorenë kanë rënë në prangat e policisë.

Shtetasi A.D 65 vjeç ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare dhe e ka regjistruar aktin seksual me telefon. Më pas videon e ka shpërndarë tek K.P 20 vjeç, R.O 16 dhe F.B 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim dhe nën kërcënimin e publikimit të videos kanë kryer gjithashtu marrëdhënie seksuale me të miturën dhe e kanë regjistruar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.