Kronikë e zezë

Ekspertët italianë në Shqipëri: Biznesmeni Pecorelli mund të jetë vetëvrarë

Ekspertët italianë në Shqipëri: Biznesmeni Pecorelli mund

Ekspertët italianë kanë mbërritur në Shqipëri. Kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë analizuar edhe automjetin tashmë të djegur të shtetasit Davide Pecorelli. Një pistë e mundshme sipas tyre mund të jetë ajo e vetëvrasjes.

Pecorelli erdhi në Shqipëri në 3 janar për shkak të lidhjes së dashurisë me një shtetase shqiptare, por që nga 7 janari i 2021-shit humbi kontaktit me familjarët.

Herën e fundit është parë në Pukë, teksa qëndroi në një hotel në qendër të qytetit për disa ditë.
Pistat e tjera janë vrasje dhe vrasje me qëllim grabitjen.