Kronikë e zezë

Ekzekutimi në Prezë/ I moshuari punonte si taksist në të zezë. U qëllua 7 herë, por s’gjendet asnjë gëzhojë

Ekzekutimi në Prezë/ I moshuari punonte si taksist në të

71-vjeçari Abdulla Budlla që u gjet i ekzekutuar në Fushë-Prezë, është qëlluar me armë zjarri 7-8 herë. Trupi i tij i pajetë u gjet sipër një fuçie jashtë makinës tip “Renault”, me të cilën punonte si taksist, pa licencë.

Ekzekutimi në Prezë/ I moshuari punonte si taksist në të

Budlla punonte në të zezë si taksist drejt aeroportit të Rinasit. Banorë të zonës të cilët kanë parë viktimën e pajetë kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa kanë treguar se është parë një automjet të lëvizë me shpejtësi të lartë. Pavarësisht se është qëlluar disa herë me kallashnikov, sipas mediave në vendin e ngjarjes nuk është gjendur as edhe një gëzhojë nga të shtënat.

Ekzekutimi në Prezë/ I moshuari punonte si taksist në të

Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal. Ndërsa përjashtohet tentativa e grabitjes, policia po shikon veprimtarinë e tre fëmijëve të tij. Dy prej tyre jetojnë në Itali.

Ekzekutimi në Prezë/ I moshuari punonte si taksist në të

Për identifikimin e autorëve policia ka shoqëruar personat që kanë qenë në zonë në momentin e ngjarjes dhe që mund të kenë fiksuar automjetin me të cilin janë larguar autorët. Nga ana tjetër për kapjen e tyre policia ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.