Kronikë e zezë

Ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan! RENEA ndërhyri në banesën e tij, i moshuari nuk pranoi të dorëzohej

Ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan! RENEA ndërhyri në

Ekzekutohet pas rreth 5 orësh rezistencë 71-vjeçari Lefter Zhidru, në Elbasan. RENEA ndërhyri duke shpërthyer derën e të moshuarit, i cili nuk pranoi të dorëzohej por iu përgjigj duke qëlluar në drejtim të tyre. Me reagimin e tij pati edhe kundërpërgjigje nga ana e RENEA-s, të cilët ekzekutuan të moshuarin.

Ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan! RENEA ndërhyri në
Lefter Zhidru

Ekzekutimi erdhi pas dështimit të disa negociatave me të moshuarin, i cili pati një bisedën me të bijën dhe të afërm të tjerë.

Bëhet me dije se në operacion u përdor fillimisht gaz lotsjellës, i ngjashëm me atë të përdorur nga policia edhe gjatë protestave, me qëllimin për ta neutralizuar të moshuarin.

Ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan! RENEA ndërhyri në

Pas këtij momenti, Zhidru qëlloi me breshëri ndaj forcave të policisë, por nuk pati të lënduar nga radhët e tyre. RENEA qëlloi me tre plumba drejt tij.

Ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan! RENEA ndërhyri në

Ngjarja u regjistrua në lagjen “11 nëntori”, rreth orës 17:50, ndërsa situata nisi mbi 5 orë më parë, pasi ish-bashkëshortja Floresha denoncoi në polici dhunën e ushtruar prej tij. Pas denoncimit, ishin forcat Shqiponja që ndërhynë në konfliktin mes tij dhe ish-gruas, kur 71-vjeçari Lefter Zhidru qëlloi me armë në drejtim të tyre dhe plagosi 2 kalimtarë të rastit. Këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.