Kronikë e zezë

Ekzekutohet teksa hynte në lokal 50-vjeçari nga Elbasani

Ekzekutohet teksa hynte në lokal 50-vjeçari nga Elbasani

Një 50-vjeçar i identifikuar si Bujar Çela është vrarë teksa hynte në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Dy persona të armatosur dhe me maska kanë qëlluar me pistoletë ndaj Çelës. Mësohet se autorët e kishin ndjekur 50- vjeçarin dhe janë larguar vetëm pasi janë siguruar se ai kishte vdekur. 

Pamjet e kamerave të sigurisë, të bizneseve aty pranë janë marrë nga policia në cilësinë e provës materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë.